Brunilda Lahe në pritje të ëmbël, tregon shqetësimet në fillimet e shtatzënisë

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë. Ajo është përqëndruar shumë në këtë fazë të rëndësishme të jetës së saj dhe mezi po e pret ardhjen në jetë të së bijës.

Ditën e sotme moderatorja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka folur gjerë e gjatë rreth shtatzënisë. Brunilda ka treguar se është shumë e lumtur dhe se shtatzënia ka qenë shumë e dëshiruar. Si ajo dhe i shoqi janë lumturuar së tepërmi kur kanë zbuluar që do të bëhen me vajzë.

Moderatorja ka folur për fillimet e shtatzënisë, si e ka përjetuar dhe gjithçka tjetër. Gjatë intervistës u shpreh se tre muajt e parë kanë qenë të shoqëruar me gjendje të fikti për shkak të tensionit të ulët por ajo ka ditur si të kujdeset për veten.

Share With:
Translate »
608 Views