Burgoset adoleshentja palestineze, “simbol ndërkombëtar” i rezistencës kundër Izraelit

Adoleshentja palestineze Ahed Tamimi do të kalojë 8 muaj në burg pasi goditi një ushtar izraelit të Forcave të Mbrojtjes. 17 vjeçarja arriti një ujdi të mërkurën pas tre muajve para paraburgim.

Tamimi u arrestua më 19 dhjetor për sulmin ndaj një ushtari izraelit, pasi trupat qëlluan kushëririn e saj 15-vjeçar Mohammad Tamimi në kokë me një plumb gome në një distancë të afërt.

Videoja e konfrontimit u bë virale dhe arrestimi dhe burgosja e të resë ka fituar vëmendje ndërkombëtare, duke e parë atë si një fëmijë “simbol” të rezistencën palestineze kundër pushtimit izraelit.

Gjyqi ndaj saj në gjykatën ushtarake izraelite filloi më 13 shkurt. Gjykata Ushtarake e Apelit hodhi poshtë një kërkesë që seanca të ishte e hapur për publikun, për të cilën avokati i vajzës tha se do ta privonte atë nga një gjykim i drejtë.

Si pjesë e ujdisë për pranimin e fajësisë, Tamimi do të pranojë fajin për katër akuza për sulmin, raporton Haaretz. Ajo u përball me 12 akuza, dhe mund të ishte dënuar me 10 vite burg.

Familja Tamimi prej kohësh është e shquar për aktivizmin në çështjen e atdheut të tyre.

Ata jetojnë në Nabi Saleh në Bregun Perëndimor dhe marrin pjesë në demonstratat javore kundër zgjerimit të vendbanimit të afërt izraelit, Halamish. Izraeli ka marrë gradualisht më shumë rezerva tokësore dhe ujore, e cila konsiderohet e paligjshme nga bashkësia ndërkombëtare.

Që nga arrestimi i Tamimit, një numër i anëtarëve të familjes së saj, përfshirë kushëririn e saj të sapo-shtënë, nëna dhe babai i saj janë arrestuar.

Share With:
Translate »
772 Views