Burri i Angela Martinit ka qenë i martuar dhe ka edhe një vajzë! Ja historia që nuk dinim

Bashkëshorti i Angela Martinit ka qenë i martuar dhe ka edhe një vajzë!

Dragos Savulescu ka festuar ditëlindjen pak ditë më parë, në një festë surprizë që ia organizoi bashkëshortja e tij, modelja shkodrane Angela Martini.

Jo më larg se dje, kjo e fundit publikoi fotot nga festa intime me miq dhe të afërm. Por një foto disi e dyshimtë, tërhoqi vëmendjen tonë, pasi çifti shfaqej pranë një vajze të rritur, e cila qëndronte në mesin e tyre.

Po, po një vajzë simpatike, që i ngjan shumë babit të saj, miliarderit rumun Dragos Savulescu, dhe është frut i martesës së tij të parë me stomatologen Rodica Ghionea.

Dragos dhe Rodica ishin çifti që bënë bujë në Rumani për dasmën e tyre luksoze në vitin 2005, që u përfol se kushtoi plot 500,000 euro.

Ceremonia u mbajt në sallën e Muzeut Kombëtar të Artit dhe Rodica Ghionea i la të gjithë pa fjalë me fustanin e saj Versace të mbushur me kristale Svarowski, që kushtoi 10,000 euro.

Ata u bënë prindër të nja vajzë, por 4 vjet pas dasmës së bujshme, çifti i dha fund martesës në vitin 2009.

Pas divorcit, Dragos thuhet se përfundoi në krahët e modeles Madalina Ghenea, një femër shumë seksi, me të cilën shkoi në Itali për të ndjekur karrierën si modele.

Por në vitin 2011 ajo i dha fund shumë shpejt lidhjes me rumunin, për t’u lidhur me futbollistin Marco Borriello dhe një sërë emrash të tjerë meshkujsh të famshëm u përfolën se ishin partnerët e saj, mes tyre edhe Leonardo DiCaprio.

Sot, Dragos po shijon martesën me modelen shkodrane Angela Martini. Ajo i tha “Po” miliarderit rumun në një dasmë intime në Las Vegas, ku të pranishëm ishin vetëm dy miqtë e tyre të ngushtë.

Dhe që nga ai moment Angela Martini dhe Dragos Savulescu duken më të dashuruar se kurrë. Madje Angela fton dhe vajzën e tij në festat që organizon.

Share With:
Translate »
1271 Views