“Ca va Manu?” Fjalia e adoleshentit që acaroi Macron-in dhe mori një goxha përgjigje

Si çdo adoleshent sot, që çdo komunikim e kanë me shkurtime. Por kjo gjë duket se ka besdisur Presidentin francez, i cili i ka thënë dy fjalë djalit.
“Jo, jo, jo jo. Nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë. Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr ‘Zoti President’ ose ‘Zotëri’. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave. Nëse kërkon të bësh revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë, pastaj të më thërrasësh mua ashtu”, tha Macron. TIP

Share With:
Translate »
683 Views