Cana flet për nënën e të birit: “Më vuri mua, para jetës së saj”

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka rrëfyer për eksperiencën e tij në fushën e blertë për gjithë këto vite.

Në një intervistë për emisioni “Opinion”, Cana ka veçuar mes të gjithave momentet e vështira në lojë kundër Serbisë, momentet e lumtura, raportet me lojtarët e trajnerët e skuadrave të ndryshme ku ai ka luajtur. Po ashtu Cana ka treguar për raportet me bashkëshorten dhe djalin, një rrëfim të cilin Cana e jep pas lamtumirës me kombëtaren.

Cili është raporti juaj me bashkëshorten?

Kemi 6 vite që jemi bashkë.

Ju keni qenë një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat, cfarë kishte të veçantë bashkëshortja juaj që vendosët për atë?

Më vuri mua prioritet para jetës së saj. Kur çoheshim në mëngjes ajo mendonte për çfarë ka nevojë Loriku? Dhe çfarë duhet të bëjë Loriku, para se të mendonte se çfarë do të bënte për veten e vetë.

Si ndihet tani që do të jetoni edhe në Shqipëri edhe jashtë?

Ajo ndihet mirë, e di që do jemi për disa muaj në Shqipëri, i pëlqen vendi. Ka krijuar pak shoqëri. Do shohim pas disa muajsh nëse do të rrimë këtu. Ndoshta fillon edhe aktivitetin e saj, ajo është arkitekte. Besoj që në Shqipëri ka edhe një mundësi për të pasur një karrierë profesionale. Ndihet mirë, Italia është afër, Kosova afër kështu që për momentin jemi mirë.

Share With:



160 Views