Cardi B nuk njihet pa ‘make up’, reperja i befason të gjithë në fotot e fundit me vajzën

Ditën e djeshme Cardi B vendosi t’ja dedikonte plotësisht vajzës së saj, Kulture, duke kaluar kohën me të në parkun e njohur ‘Disneyland’ në Kaliforni. Nënë e bijë provuan disa lojëra të ndryshme në park dhe Cardi nuk u nda për asnjë moment nga vogëlushja e saj. Për këtë dalje publike reperja kishte zgjedhur të shfaqej shumë thjesht, ashtu siç do bënte çdo nënë tjetër. Në fotot e publikuara në media Cardi shfaqej pa ‘make up’ dhe duke qenë se ndodh shumë rrallë ta shohim në këtë mënyrë të gjithë janë befasuar nga ndryshimi i madh i saj.

Reperja dukej shumë larg pamjes së zakonshme, ndaj të gjithë kanë mbetur të habitur prej saj. Megjithatë kjo duhet të jetë aspak e rëndësishme për Cardi B, duke qenë se fokusi i asaj dite për të ishte vogëlushja Kulture. Për këtë vit reperja nuk do të jetë më e angazhuar me koncerte, ndaj të gjithë po presin me padurim ta shohin në të tjera momente kaq të ëmbla me vajzën e saj.

Share With:
Translate »
380 Views