Cardi B shtatzënë, por bën sherr dhe ulërima me fansen në një qendër tregtare

Mesa duket reperja e famshme Cardi B është përfshirë në një konflikt më një fanse në muajin prill në një qendër tregtare në Las Vegas.

Fansja Lolita Beckford-Dawkins, identiteti i së cilës është mësuar nga portali “The Blast”, e ka hasur reperen dhe partnerin e saj Offset duke dalë nga dyqani i “Fendi” dhe i ka kërkuar që të bëjë një foto me ta.

25-vjeçarja e cila është në pritjen e fëmijës së saj të parë e ka injoruar fansen ndërkohë që kjo e fundit është irrituar dhe ka nisur t’i bërtasë.

Reperja pasi u ndje e ofenduar nga fansja i tha se nuk është e detyruar të bëjë foto me të sidomos pasi është në një periudhë shumë delikate të jetës së saj dhe dëshiron ta lënë të qetë.

Diskutimi i tyre degjeneroi në sharje dhe ofendime ndërkohë që u desh ndërhyrja e sigurisë së qendrës tregtare për të ndaluar ndoshta edhe ndonje konflikt fizik mes tyre.

Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur në muajin prill, video e cila është mbajtur e fshehtë fillimisht u publikua nga një individ anonim dhe tashmë është bërë virale në të gjithë rrjetin.

Cardi B e cila është në javët e fundit të shtatzënisë pitet të sjellë në jetë një vajzën emrin e së cilës nuk ka dashur ta zbulojë.

Share With:



76 Views