Çasti tragjik kur nëna hidhet nga ura bashkë me të birin 10-vjeçar

Djali 10-vjeçar kaloi në një cep të urës duke iu përgjëruar të ëmës që të mos hidheshin. Por nëna, Jessy Paola Moreno Cruz e depresionuar, mori djalin në krahë dhe u hodh bashkë me të.

Jessy Paola Moreno Cruz, për shkak të presionit nga borxhet, mori vendimin fatal për t’u hedhur nga ura  e La Variante në Tolima, të Kolumbisë bashkë me djalin në krahë, May Ceballos, informon dritare.net

Përgjegjësit e urgjencës dhe anëtarët e komunitetit kapën një video të momentit kur djali i përgjërohej nënës që mos të vetëvriteshin, por për shkak të përmbajtjes “Daily Mail”, nuk e publikoi. Jo vetëm djali i vogël, por edhe ekipet e shpëtimit iu lutën Jessy-t të mos kryente vetëvrasje.

“Ata iu lutën asaj të mos e bënte dhe u përpoqën ta bindnin që të ndalonte … por tashmë e kishte marrë vendimin fatal.”,- tha një pjesëtar i ekipit.

Share With:
Translate »
931 Views