Ç’duhet të dini përpara se ta regjistroni fëmijën në kurs baleti
Prindërit shpesh nxitohen për të regjistruar fëmijët e tyre në klasa baleti. Përgjithësisht kur shohim se djali apo vajza jonë kërcejnë para televizorit mendojmë se kanë të dhëna për t’u bërë balerinë në të ardhmen. Menjëherë fillojmë të kërkojmë për kurse private në mënyrë që kjo dhunti që ata kanë të kultivohet. Por a jemi duke bërë zgjedhjen e duhur?
Specialistët e kësaj fushe shprehen se dëshira për të kërcyer tek fëmijët mund të llojë që në moshë të vogël dhe pa dyshim që regjistrimi në një kurs baleti është një zgjedhje e mirë.
Por nëse do të fasim për trajnimin profesional, ai nuk duhet lluar kurrsesi të paktën para moshës 8-vjeçare. Para kësaj kohe kockat e një fëmije janë ende shumë të buta dhe lehtësisht të deformues.
Mësuesit e klasave të baletit preferojnë të punojnë me fëmijë të cilët kanë një moshë mbi 4 vjeç, pasi atëherë vëmendja e tyre është më e madhe. Deri në atë kohë ju do të bënit mirë ta inkurajonit fëmijën tuaj të kërcejë nëpër dhomë por pa e detyruar.
Shumë qendra të cilat ofrojnë kurse baleti kanë hapur grupe në të cilët pranojnë edhe fëmijë në moshë shumë të vogël. Instruktorët e këyre klasave kujdesen që të vegjëlit të mos bëjnë ushtrime të cilat janë të pa pranueshme për moshën e tyre. Mësimi i qëndrimit të duhur, eksplorimi i muzikës përmes lëvizjeve dhe nxitja për të shprehur emocionet me anë të trupit është gjithçka që këtyre fëmijëve u mësohet. Synimi parësor është zhvillimi i imagjinatës pasi kur të jetë pak më i rritur fëmija do të arrijë ta kuptojë vetë nëse i pëlqen apo jo ta vazhdojë baletin.
Sipas një shkrimi të publikuar nga “Classical Ballet Accademy” NY, lloji tipik i trupit të një balerini dallohet që në moshë të vogël. Fiziku i imët, gjymtyrët dhe qafa e gjatë janë karakteristikat e konsideruara si ideale. Sigurisht ka edhe të tjerë komponentë por ata variojnë. Në ditët e sotme kriteret për t’u pranuar në një shkollë baleti kanë ndryshuar mjaft pasi mësuesit të cilët bëjnë përzgjedhjet e nxënësve në këto shkolla kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi më të madhe pasionit sesa anës teknike dhe të dhënave. anabel