Çfarë do të ndodhë me foshnjet shtatanike?

Krijohet “barku” artificial, do t’u shërbejë të posalindurve të qëndrojnë si tek nëna

Këto sfera janë inovacioni holandez në fushën e mjekësisë. Brenda 10 vitesh, bebet që lindin para kohe do të rriten “në një bark artificial” dhe nuk do të qëndrojnë në inkubator. Shkencëtarët holandezë thonë se kjo mënyrë mund të ruajë foshnjet që lindin para kohe.

Të gjitha bebet që lindin përpara 37 javësh do të kalojnë në këtë objekt dhe do të qëndrojnë aty deri në afatin e lindjes natyrale. Pra, bebja do të rritet jashtë trupit të nënës dhe do të “notojë” në një placentë artificiale. Kjo metodë nuk do të ndikojë aspak negativisht në shëndetin e fëmijëve, pasi lëngu amniotik do të jetë i pasur me të gjitha lëndët ushqyese.

Kështu, përparimi i teknologjisë do t’u mundësojë fëmijëve shtatanikë që ta vazhdojnë procesin e rritjes jo në inkubator, por në një ambient të ngjashëm me atë të barkut të nënës. Kjo gjë mundëson që bebja të jetë larg mikrobeve që qarkullojnë rreth inkubatorit. Krahas kësaj, të vegjilit e porsalindur do të mbrohen edhe nga dëmtimi i mushkërive, që shkaktohet kryesisht nga ajri i papastër në ambientet spitalore, që mund të bëhet shkak edhe për sëmundje të rënda.

Rreth 15 milionë bebe në vit lindin para kohe dhe gjysma e tyre ose përfundojnë në fatalitet ose mbeten me pasoja.

Share With:



85 Views