Çfarë do të thotë të shohësh veten shtatzënë në ëndërr? Mësoni kuptimin një herë e mirë

Të shohësh në ëndërr veten shtatzënë, është një ndër ëndrrat më të zakonshme për vajzat. Ndonjëherë të duket aq reale, sa në mëngjes kur zgjohesh prek barkun për t’u siguruar nëse është e vërtetë ose jo. Stephanie Gailing, një analiste ëndrrash shpjegon kuptimin e shtatzënisë në ëndërr.

Vajza, nëse shikoni veten shtatzënë, kjo do të thotë se marrëdhënia juaj me partnerin është e pjekur dhe po ecën në hapa të sigurt. Përveç se, shtatzënia simbolizon marrëdhëniet, ka raste që tregon se diçka e re në karrierë do të vijë së shpejti për ju.

Mirëpo, edhe shtatzënia në ëndërr ka domethënie të caktuara. Nëse ëndërroni një shtatzëni të paplanifikuar kjo do të thotë se keni mungesë besimi për të ardhmen tuaj.

Nëse ëndërroni një shtatzëni të lumtur, kjo mund të tregojë dëshirën e madhe që keni për t’u bërë nënë.

Ndonjëherë, ajo që keni frikë të ndodhë në realitet ju shfaqet në ëndërr. Nëse nuk dëshironi ende fëmijë, por shikoni veten shtatzënë, atëherë kjo do të thotë se keni frikë të merrni përgjegjësi të reja.

Share With:



61 Views