Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur adoleshentët nga marrëdhëniet abu zive

Një studim i bërë në muajin tetor në “Gazetën e Dhunës Ndërpersonale”, zbuloi se lidhja e fortë me nënën mund të parandalojë përfshirjen e adoleshentëve në marrëdhënie abuzive.

Nuk është e nevojshme të jesh psikolog për të ditur që për fat të keq, njerëzit që rriten në familje abuzive shpesh drejtohen drejt marrëdhënieve abuzive teksa rriten.

Imazhi që ata kanë krijuar është një baba abuziv dhe nënat mendojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga përsëritja e këtij cikli.

Studiuesit nga Univesiteti I Buffalo zbuluan se një lidhje e fortë me nënën, mund të ndihmojë në parandalimin e përfshirjes së adoleshentëve në lidhje abuzive, ose të bëhen abuzivë.

“Sigurisht që prindërit ndjejnë përgjegjësi për mirëqenien e fëmijëve të tyrë, por duke mos i lënë fëmijët të bëjnë asgjë vetë, i’u ul atyre vetvlerësimin”,- u shpreh Saranga, drejtues i studimit.

Këruesit studiuan më shumë se 140 adoleshentë, prindërit e të cilëve ishin të martuar, ose jetonin bashkë kur ata lindën.

Adoleshentët janë pjesë e një studimi mbi zhvillimin e fëmijëve me prindër alkoolikë, kështu, gjysma e këtyre adoleshentëve kishin të paktën një prind i cili ishte alkoolist dhe në shumicën e rasteve ishte babai.

Livingston tha në një deklaratë se fëmijët që rriten në familje alkoolike janë më të ekspozuar ndaj dhunës martesore dhe prindërimit të ashpër, sesa fëmijët që janë rritur në familje ku prindërit nuk konsumojnë alkool.

Studiuesit kontrolluan  adoleshentët në klasën e tetë dhe në fund të gjimnazit, duke anketuar shkallën e konfliktit martesor midis prindërve të tyre dhe marrëdhëniet me nënat.

Studimi nxorri se ata që kishin kujdesin dhe kuptimin e vazhdueshëm të nënës së tyre, kishin më pak të ngjarë për t’u përfshirë në një marrëdhënie romantike të dhunshme, edhe nëse prindërit e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

Share With:



47 Views