Çfarë duhet të dini për bebet që ushqehen me gji deri në moshën 2-vjeçare

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF inkurajojnë fuqimisht gjidhënien globale përmes fëmijërisë së hershme: “Qumështi i gjirit është një burim i rëndësishëm i energjisë dhe proteinave, dhe ndihmon për të mbrojtur fëmijën kundër sëmundjeve gjatë vitit të dytë të jetës së tij.”

“Rreth dy ose tre vjeç, fëmijët shpesh përjetojnë një lloj vale të të ushqyerit, dhe ata mund të duan të ushqehen gjatë gjithë kohës, nganjëherë çdo pesëmbëdhjetë minuta.

Qumështi juaj është ende duke i siguruar fëmijës proteina esenciale, antitrupa ushqyese dhe substanca të tjera mbrojtëse dhe do të vazhdojë të bëjë këtë gjë për sa kohë që ju vazhdoni t’i jepni gji. Ndërtimi biologjik njerëzor është përshtatur për të tharë qumështin në moshën midis 2,5dhe 7 vjeç (Dettwyler. K).

“Duhen rreth 2 dhe 6 vjet për sistemin imunitar të fëmijës që të quhet plotësisht i maturuar. Qumështi i njeriut vazhdon të plotësojë dhe të rrisë sistemin imunitar për aq kohë sa ai i ofrohet fëmijës “(La Leche League).

Kërkime të shumta rreth marrëdhënieve midis ARRITJEVE NJOHËSE (rezultatet IQ, notat në shkollë) dhe USHQYERJES ME GJI kanë treguar përfitime më të mëdha për ata fëmijë që ushqehen me gji për më gjatë (Van den Bogaard, C. et al), (NCT).

Në këtë moshë shumë fëmijë formojnë lidhje të forta ngushëllimi me artikuj të ndryshëm. Kjo varësi arrin pikun e saj gjatë vitit të dytë të jetës së fëmijës (Enciklopedia e Shëndetit të Fëmijëve;. Stringer K).

Disa shembuj në këto raste përfshijnë; leckat, lodrat, çuçut/gënjeshtarët dhe madje edhe një beberon; objekte të cilët të gjithë mund të humbin, të harroen apo të prishen. Bukuria e ushqyerjes me gji është se burimi i rehatisë për fëmijën tuaj është i lidhur në mënyrë të përkohshme me ju.

Për më tepër, gjidhënia nuk prodhon pasoja të dëmshme shëndetësore që një gënjeshtar/çuçu ose shishe beberoni do të bënte në këtë moshë (p.sh. keqformimet dentare, prishja e dhëmbëve, vonesë në të folur etj).

Vogëlushët në këtë moshë dëshirojnë të lëvizin. Fëmija juaj këto kohët e fundit ka zotëruar ecjen në këmbë, vrapimin dhe ngjitjen, dhe atij i pëlqen që të gjejë mënyra të reja për të përdorur trupin e tij. Për fat të keq, lëvizjet konstante dhe ushqyerja me gji nuk shkojnë mirë së bashku.

Gjimnasti juaj i vogël mund të vendosë në një moment që të pijë gji në një formë argëtimi dhe ai mund të rrotullohet, të kthehet dhe ngjitet tek ju, ndërsa ju tërheq gjirin. Kështu mund t’iu shkaktojnë edhe dhimbje ndonjhëherë!

Si fëmija juaj fillon të pijë më pak dhe prodhimi juaj i qumështit të ulet, qumështi i gjirit do të bëhet gradualisht më i koncentruar – gati gati si kulloshtra përsëri – duke i dhënë bebit një nxitje shtesë të imunitetit për herët e fundit. E mrekullueshme se si e ka bërë natyra njeriun apo jo??? (Rapley dhe Murkett 2012).

Share With:
Translate »
987 Views