Çfarë duhet të konsumoni për të mbetur shtatzënë?

Ushqimi ka ndikim të rëndësishëm nëse po planifikoni të keni një fëmijë.Cdo gjë që ka lidhje me shëndetin dhe mirëqenien e trupit duhet ta kontrolloni mirë para konsumimit.

Nëse keni vendosur të keni një fëmijë mirë është që të jeni sa më të qetë dhe të keni një harmoni me partnerin.

Shëndeti fizik dhe ai mendor varet nga ajo se cfarë keni kaluar është gjithashtu e nevojshme që gjate kësaj periudhe t’i kushtoni një kohë të vecantë aktivitetit fizik. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe duhet të keni marrëdhënie seksuale të rregullt.

Çfarë duhet të konsumoni për të pasur një shtatëzani?

Hani pak dhe shpesh, respektoni 3 vaktet dhe dy mes vaktet. Kështu ju do merrni të gjitha vitaminat e nevojshme.

Në dietën që do ndiqni duhet të bëni zgjedhje të kujdesshme, duke përfshirë më shumë perime dhe fruta të sezonit.

A ndihmon acidi folik që të mbeteni shtazënë?

Sigurisht që po. Ushqimet si bishtajoret, perimet, frutat, agrumet e shpargu përmbajnë acid folik.

Prandaj ata që duan të kenë një fëmijë është mirë që të fillojnë të konsumojnë sa më shumë nga këto ushqime.

Mund të filloni një muaj para konceptimit dhe 3 muaj pasi ka ndodhur shtatzënia.

Share With:



43 Views