Çfarë i tha e ëma Ylli Limanit pasi u eliminua nga ‘The Voice’?

Sot, Ylli Limani mund të thyejë zemrat e të gjitha vajzave, por ju të gjithë e mbani mend rrugëtimin e tij në “The Voice”. Me siguri, edhe eliminimin e tij nga spektakli i talenteve mund ta kujtojë një pjesë. Por ata që e vuajtën më shumë eliminim e tij ishin familjarët dhe sidomos e ëma.

Sot, këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku rrëfeu për fillimet në muzikë. Ai tregoi se në momentin e eleminimit ishte drejtuar nga publiku për të parë nënën e tij, por siç tregon ai ajo ishte duke parë ekranet. Këngëtari shton se pasi gjithçka kishte përfunduar dhe e kishte takuar ajo i kishte thënë: “Ma ke sjell shpirtin në majë të hundës”.

Në javën e gjysmënales kur u eleminova, isha në skenë kur po vinte zar dhe kthehem nga publiku që të shihja nënën time që të ngushëllohesha. Kur e pashë ajo po ndiqte ekranet. Pasi u eleminova i thashë që kur isha në skenë doja ta shija për t’u ngushëlluar dhe ajo ma ktheu: “Ma ke sjell shpirtin në majë të hundës. Prej tre muajsh në ankth e në stres. Boll qëndrove në Shqipëri hajde në Kosovë”,– tha Limani.

Share With:



87 Views