Çfarë mund të bëjë një baba nga nxitimi në dasmën e të bijës? Këtë e zbulon Stefi Prifti

Data 9 e këtij muaji ishte shumë speciale për këngëtarin e njohur nga Korça, Stefi Prifti pasi vajza e tij e madhe, Maria kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në martesë.

I ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Prifti rrëfeu disa nga momentet më speciale të dasmës, ku nuk kishin munguar dhe emrat e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Stefi zbuloi se së bashku me vajzën e tij të vogël i dedikuan Marias një këngë e cila ishte shkruar posaçërisht për të. Ai madje tregoi se vajza e vogël e kishte regjistruar zërin një ditë para ceremonisë, ndërsa vetë ai 2 orë para dasmës për shkak të ngarkesës së madhe.

Mbrëmjen e të hënës nuk kishte munguar muzika e mirë dhe energjike nga këngëtarja e dashur, Aurela Gace, me të cilën shumë shpejt dy vëllezërt korçarë do të rikthehen sërish në skenë. Ndër të tjera Stefi pohoi se ende nuk e kishte marrë dhuratën e dasmës nga vëllai i tij, Endri, i cili njihet si një figurë mjaft e qeshur në ekran.

Stefi shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjithë njerëzit e tij të dashur, duke treguar se dasma kishte rreth 300 të ftuar. Në fund të intervistës ai u uroi shumë fat dy të rinjve, të cilët hodhën këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Share With:
Translate »
485 Views