Çfarë ndodh me trupin tuaj kur bën ftohtë?

Sapo temeperaturat bien, trupi juaj fillon të ndjejë ndryshimet e para, për të cilat duhet të keni kujdes.

Ne ju sjellim me poshtë disa nga dukuritë që i ndodhin trupit tuaj kur bën ftohtë sipas ‘Healthy Online’:

-Digjni më shumë kalori

Studimet kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

-Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët. Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit. Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

-Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit. Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj. Mbani syze veçanërisht nëse gjendeni në zona me dëborë.

-Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë. Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Share With:
Translate »
400 Views