Charlize Theron: Jam e shqetësuar për fëmijët e mi me Trumpin president

Aktorja amerikane, Charlize Theron, është e shqetësuar për dy fëmijët e saj të adoptuar, djalin Jackson 6 vjeç dhe vajzën August 2 vjeç, të cilët po rriten në Amerikë.

Aktorja 42-vjeçare, e cila ka fituar edhe çmim Oscar është shprehur se është e shqetësuar që fëmijët e saj po rriten në racizëm.

“Madje nuk di as sesi të flasë lidhur me vitin e kaluar me vendosjen e Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë racizmi është edhe më i dukshëm seç njerëzit mund ta mendojnë”-është shprehur Theron. Mediat e huaja rozë bëjnë të ditur se aktorja simpatike nuk do të udhëtojë në disa vende në SHBA.

“Nuk mund ta fshehim më. Duhet ta ngremë zërin. Ka disa vende në botë, ku nëse më jepet një punë, nuk do ta pranoj. Nuk do të udhëtoja në disa vende të Amerikës me fëmijët e mi dhe kjo është vërtet problematike”, -është shprehur më tej aktorja./ J.K

Share With:



326 Views