Chrissy Teigen, shtatzënë sërish? Modelja përgjigjet nga Emmy Awards në mënyrën “alla Chrissy”

Modelja Chrissy Teigen shoqëroi të shoqin John Legend në tapetin e kuq në “Emmy Awards 2018” dhe kaq u desh që interneti të merrte flakë! Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan ngjyrë metalike, ku ekspozohej lehtë pjesa e gjoksit, ndërsa theksi ishte tek e çara e fustanit.

Mirëpo fansat në “Twitter” ngritën dyshimet nëse Chrissy, ishte sërish shtatzënë e për këtë arsye shfaqet më e rrumbullakosur se herët e tjera.

“Po e shkruaj këtë me respektin më të madh, por a është Chrissy Teigen shtatzënë sërisht?” – shkruante një përdorues.

Dhe mbretëresha e “Twitter-it” goditi sërish me përgjigjen e saj.

“Unë sapo solla në jetë një fëmijë, por ti faleminderit që je kaaaaaq i respektueshëm” – komentoi modelja gjatë kohës që ishte ende e pranishme në event.

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë qënë të hapur gjithmonë me fansat, për përpjekjet e shumta ndër vite për t’u bërë me fëmijë. Dhe fatmirësisht, sot janë prindër të Lunës dhe Miles, i cili erdhi në jetë në maj të 2018.

Ndaj lëreni gruan e shkretë të jetojë e qetë dhe të gëzojë për fëmijët, e të mos mendojë për kilogramët e tepërt.

Share With:
Translate »
793 Views