Çiftet e famshme shqiptare që ju vunë fëmijëve emrat e familjarëve të ndjerë
Të rikthesh të ndjerët, nëpërmjet vënies së emrave të tyre tek pasardhësit, është një traditë e lashtë sa vetë bota.
Edhe pse vitet e fundit kjo traditë u zbeh paksa në Shqipëri, disa nga çiftet e famshme në vendin tonë, vendosën ta ruajnë.
Ja disa nga personazhet e showbizit shqiptar që ju vendosën fëmijëve të tyre emrat e familjarëve të ndjerë:
Emina Cunmulaj dhe Sam Nazarian
Të dy vajzat e tyre, mbajnë emrat e gjysheve të ndjera, përkatësisht . Ella Faria dhe Mia Soraya. Farie quhej nëna e Eminës, ndërsa Soraya quhej vjherra e saj.
Vesa Luma dhe Big Basta
Djali i vogël i tyre, quhet Lian, kthimi mbrapsht i emrit Nail, babai i ndjerë i këngëtares Luma.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço
I vogli i tyre quhet London Noor, London, sepse ai është ngjizur në kryeqytetin britanik dhe Noor- që përkthehet dritë, në nder të babit të Sarës, të ndjerit Dritan Hoxha.
Çiljeta dhe ish-partneri i saj
Vogëlushi i tyre quhet Fernando, për nder të babait të këngëtares që quhet Ferdinant
Fatmira dhe Azem Hajdari
Djali më i vogël i familje Hajdari, mban emrin e kryefamiljarit njëkohësisht edhe babait të tij të ndjerë Azem. Azemi i vogël ishtë në barkun e mamit kur i ati humbi jetën në një atentat.
Ledina Çelo dhe Naim Kabashi
Vogëlushja e tyre quhet Periana, në nder të nënës së ndjerë të këngëtares
Inva Mula dhe Hetem Ramadani
Ndërkohë që vetë mban emrin e të atit, të kthyer mbrapsht, këngëtarja shqiptare ka vendosur që emrin e të ëmës ta trashëgojë e bija duke e quajtur Nina.
Alban Kondi dhe Eneida Zalli
Vogëlushi i tyre quhet Floran, në nder të të ndjerit Dr.Flori, vëlla me Albanin e Produkt 28.
Iva Mera dhe bashkëshorti i saj
Vogëlushi i tyre quhet Artur, në nder të xhaxhait të tij të ndjerë që nuk e njohu kurrë.
*Kujdes! Ndalohet riprodhimi i këtij artikulli pa lejen e redaksisë së Kids’Time*