Çifti i balerinëve i bëjnë të birit një dhuratë të çmuar e të përjetshme

Familja e tyre e zgjeruar tashmë, përveç pjesmarrjes së pandashme në art dhe televizion, ka filluar të marrë pjesë edhe në aktivitete jashtë fushës së tyre. Bëhet fjalë për Olën, Esdalinin, Olesian dhe të voglin Oen që edhe pse ka shumë pak kohë që ka ardhur në jetë, premton se do të jetë një kryeqytetas i denjë. Nismës për gjelbërimin e qytetit, familja Gorani i është përgjigjigju pozitivisht, duke kontribuuar krah figurave të njohura publike, por jo vetëm, për një Tiranë sa më të pastër. Me të gjithë modëstinë që i karakterizon, çifti ka zgjedhur të mos e bëjë vetë publik këtë gjest të mrekullueshëm, por ishte kryetari i bashkisë Erion Veliaj ai që u “zbuloi sekretin”. “Bashkë me dashurinë për vogëlushin, rritet edhe pema më e re në qytet.???? Faleminderit koreografes Ola Hasani dhe familjes së saj për këtë dhuratë kaq të bukur për të voglin e tyre dhe parkun.????????” ka shkruar lali Eri dhe ka ndarë me ne këto foto të bukura. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1046 Views