Çifti i homoseksualëve kërkon 25 mijë dollarë për të krijuar familje

Një çift i ri homoseksualësh do të krijojë familje. Për këtë arsye, ata kanë nxjerrë një apel për mbledhjen e fondjeve që të paguajnë fekondimin in vitro.

Ryan Curran, 27 vjeç, dhe Jerome Pacquing, 25 vjeç, të dy nga Tauranga, Zelanda e Re kanë gjetur një dhuruese vezësh dhe një surrogate, por kanë nevojë për 25 mijë dollarë që të kryejnë të gjitha procedurat.

Rayn tha se i gjithë procesi i duket shumë frustrues dhe i komplikuar.

“Ndoshta sepse është një investim shumë i madh, emocionalisht dhe financiarisht. Megjithatë, dëshira jonë është të kemi fëmijë, pavarësisht të gjithave”, u shpreh ai për Daily Maily.

Një cikël i fekondimit in vitro dhe transferimi i embrioneve mund të kushtojë nga 11 mijë – 17 mijë dollar. Nëse transferimi nuk rezulton me sukses, atëherë procesi duhet të përsëritet.

Share With:



49 Views