Çifti i njohur turk ndahen për 15 minuta 8 muaj pasi u bënë prindër, ja çfarë ndodh pas divorcit

Çifti i njohur turk Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij, Feyza Aktan janë ndarë pak ditë më parë pas 1 viti martesë dhe 8 muaj pasi u bënë prindër të një djali. Dy të dashuruarit sipas mediave turke i dhanë fund martesës për 15 minuta në një gjykatë të Stambollit ku nënshkruan marrëveshjen për kujdestarinë e të voglit. Ata kanë firmosur edhe një marrëveshje për të mos folur në media për këtë çështje asnjëherë. Nuk ka ende asnjë detaj mbi arsyet e ndarjes, por ajo që mund të thuhet me bindje është fakti që nuk ka një konflikt.

Pas ndarjes, bukuroshja e ekranit ka hequr edhe mbiemrin e ish-bashkëshortit nga ‘Instagrami’. Nga ana tjetër aktori i njohur i telenovelave Ozcan Deniz nuk ka reaguar. Kujtojmë se lidhja e çiftit ka qenë një nga më të diskutuarat për arsye se kishin 20 vite diferencë në moshë.

Share With:
Translate »
471 Views