Çifti i shumë komentuar i ‘Big Brother’ në pritje të një fëmije

Dashuritë që kanë lindur në ‘Big Brother’ e kanë tregur me kohën që nuk kanë rezistuar kur ky reality show ka përfunduar.

Vetëm pak javë, pasi kanë dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, çiftet kanë konfirmuar ndarjen e tyre, me argumentin se gjithçka ishte ndryshe, ndonëse për sa kohë ishin brenda “thërrisnin” me të madhe se ishin të vërtetë dhe se lidhja e tyre aspak për lojë.

Nëse do ktheshim kohë më parë, i vetmi çift në 9 edicione Big Brother gjithsej, që rezistuan ishte Neda dhe Ogreni, një ndër çiftet më të komentuar, kjo edhe për shkak të diferencës në moshë që ato kanë.

Sot Neda dhe Ogreni, janë prindër të një djali të vogël të quajtur Serzh, e ndërsa familja e tyre pritet të shtohet së shpejti në numër pasi Neda është shtatzënë. Në fotot e shkrepura nga fotografi i Revistës BORDO mund të vihet re që barku i rrumbullakosur ka filluar të duket.

Për gjininë e bebit nuk dihet ende, por duhet ta themi që kjo shtatzëni i ka dhënë shumë nur.

/Bordo

Share With:
Translate »
1156 Views