Çifti martohet në spital, 30 sekonda para se të bëheshin prindër

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda 30 sekondash.

Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë.

Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.

Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat.

Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital.

Por mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo  nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.

Ndaj pyeti stafin: “Ka ndonjë mënyrë për tu martuar tani?”

Dhe mjekët i thanë: “Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash.”

Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardo për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.

Ndërsa Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë.

Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas.

Share With:
Translate »
491 Views