Çifti shqiptar fiton betejën gjyqësore ndaj shtetit italian

Bonus bebe” quhet ndihma sociale mujore që shteti italian ka parashikuar të japë për çdo çift që sjell në jetë fëmijën e tyre e që plotëson të gjitha kërkesat e për marrjen e tij. Ky bonus parashikon një ndihmë nga 80-160 euro në muaj për 12 muajsh rresht e që mund të shkojnë deri në 36 muaj, pra deri sa fëmija të bëhet 3 vjeç.

Por nga kjo e drejtë shteti italian me anë të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore ka përjashtuar jo pak herë mjaft cifte emigrantësh që jetojnë e punojnë rregulissht në Itali.

I tillë është rasti i një cifit të ri shqiptar, 30 e 25 vjec, banues prej disa vitesh në provincën e Fermos e të pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Kërkesa e tyre për të drejtën e përfitimit të “bonus bebe” pas lindjes së fëmijës së tyre iu mohua dhe pse përmbushnin të gjitha kërkesat ekonomike për marrjen e tij.

Arsyeja e mohimit të kësaj të drejte është motivuar në mungesën e një leje qëndrimi pa afat në Itali. Çifti shqiptar aktualisht zotëron një leje qëndrimi të rinovueshme e dy vjeçare.

Pas padisë së bërë në Gjykatën e Fermos, nën mbrojtjen e avokatit shqiptar Arjol Kondi, cifti shqiptar ka mundur të fitoj të drejën e ndihmës sociale “bonus bebe” për fëmijën e tyre, madje në shumën makismale prej 160 euro në muaj.

I kontaktuar nga Ora News, avokati Kondi ka sqaruar se vendimi i marrë më parë nga Instituti Italian i Sigurimeve Shoqërore ndaj këtij çifti shqiptar ka qënë një akt diskriminues, i dënuar dhe dhe më parë nga Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut.

Çifti shqiptar është i pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali, dy vjeçare dhe të rinovueshme dhe përmbush të gjitha kërkesat ekonomike për marrjen e kësaj ndihme.

Mungesa e një leje qëndrimi pa afat nuk është një motiv i justifikuar për mohimin e kësaj të drejte.”

“Madje në vendimin e marrë dje, thotë avokati Kondi, Gjykata e Fermos, i ka ngarkuar shtetit italain pagesën e të gjitha shpnezimeve gjyqësore për këtë çështje.”

Ëshë ky rasti i dytë në rajonin e Markes në Itali që një familje shqiptare fiton betëjën gjyqësore ndaj shtetit italian në të drejtën e “bonus bebe”.

Avokati Arjol Kondi, thotë se është mjaft e rëndësëishme që familjet shqiptare e të gjitha familjet emigrante në përgjithësi të informohen mbi të drejtat e tyre në një vend ku jetojnë e punonjë rregullisht.”

/Oranews.tv/ 

Share With:
Translate »
845 Views