Çifti u emocionua nga duartrokitjet e shumta, por ditë më vonë kuptuan se nuk ishte për ta

Ky çift i sapo martuar mendonte se mysafirët po duartrokisnin gjatë prerjes së tortës së tyre, por në fakt duartrokitja po shkonte për dikë tjetër.

Stacey dhe Brian Paterson, nga Falkirk, Skoci, ishin të habitur kur të ftuarit filluan të duartrokisnin dhe xhironin ata teksa po përpiqeshin për të prerë tortën e dasmës.

Por çifti i lumtur nuk ishte në dijeni se momenti i tyre i madh ishte duke u elektrizuar nga djali tetë-vjeçar Jay, që po bënte një kërcim të pazakontë pas tyre.

Dyshja shikonte njëri-tjetrin në sy duke menduar se e gjithë vëmendja ishte për ta, znj. Paterson, 32 vjeç, kuptoi se ata ishin neglizhuar ditë më vonë pasi po shihte videon.

Share With:



182 Views