Çifti zbulon pse e mbajtën sekret për dy muaj bebin numër 3!

Siç mund ta keni kuptuar, Blake dhe Ryan Reynolds janë më shumë se të zotë për t’ju fshehur paparacëve. Kujtoni se për muaj të tërë ja dolën që askush të mos e merrte vesh që janë bërë prindër për herë të tretë.

Pak ditë më parë, burime për People, Us Weekly, apo E!News konfirmuan se bebi numër 3 jo vetëm që ka ardhur, por është plot 2 muajsh. Që nga ai moment nuk dihet akoma as gjinia as emri dhe as detaje të tjera.

Pse ky vendim?!

Çifti i famshëm, po e bën këtë vetëm që fëmijët e tyre të kenë një jetë sa më normale të mundshme. Sigurisht, aq normale sa mund ta kesh kur prindërit e tu janë Blake dhe Ryan.

“Ata do të bënin gjithçka për t’u siguruar fëmijëve një rritje normale. Prandaj kanë zgjedhur të jetojnë jashtë New York-ut, për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Blake është shumë e zonja në këtë!”- tregojnë burime për Us Weekly.

Për ta, ekspozimi i fëmijëve në kushtet që janë i duket thjesht një veprim egoist. Prioriteti kryesor, është jeta normale e të vegjëlve!

Share With:



43 Views