Cila është temperatura e duhur e dhomës së gjumit të bebes

Cila është temperatura optimale për dhomën e fëmijës tuaj, dhe si mund ta mbani atë për t’u siguruar se gjumi i natës, në temperatura të ulta të motit, do të jetë i përsosur?

Për bebet dhe fëmijët, një ambient i sigurt për të fjetur është në mes 18-22 gradë celcius. Është shumë e vlefshme të investoni në një termometër për të monitoruar temperaturën e dhomës së bebes.

Bebja…
Bebet rregullojnë temperaturën e tyre të trupit përmes kokës së tyre, prandaj është mëse e rëndësishme që kur ta vendosni në shtrat ta kenë kokën e pambuluar, që nënnkupton, të mos mbajnë kapelë gjatë gjumit.

Sa i përket veshjes, është e mjaftueshme t’i vishni një bluzë me kapse në mes të këmbëve, një kanatiere, dhe pantollona të lirshme nga pambuku me çorape.

Share With:
Translate »
927 Views