Çiljeta rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj: Operova Fernandon dhe nuk ma mori përsipër pediatria

E ftuar sonte në emisionin “Shiko kush luan” ishte këngëtarja e dashur për publikun Çiljeta Xhilaga. Në rubrikën “Ndaje ose Haje” asaj i ka bërë një pyetje këngëtari Trim Jetullahu.

Pyetja kishte të bënte për momentin më të vështirë të jetës së saj dhe atë emocional. Çiljeta vendosi të përgjigjej duke u shprehur se momenti më i vështirë i jetës së saj ishte kur iu desh të operonte Fernandon në moshën 1 vjeç e gjysmë. Vogëlushi kishte patur një ngatërrim zorrësh dhe duhej bërë ndërhyrje kirurgjikale. Përveç kësaj Çiljeta shtoi se pediatria nuk ia mori përsipër dhe se iu drejtua spitaleve private. “Rrija me dritë telefoni” shtoi Çiljeta.

Gjithashtu ajo tregoi edhe momentin më emocionues që ka qenë dita kur Fernando shkoi në shkollë për herë të parë. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
536 Views