Çmitizohet qumështi i gjirit, bebet që hanë ushqime të ngurta që në muajin e gjashtë janë më të shëndetshëm

Fëmijët që në moshën 4-muajshe nisin të hanë ushqime të forta, flenë më mirë se bashkëmoshatarët e tyre të ushqyer me gji deri në moshën 6-muajshe. Ky është konkluzioni i një analize të sapopublikuar në “JAMA Pediatrics” mbi të dhënat e 1.303 fëmijë. ” Rezultatet tregojnë se sasi të vogla të ushqimeve alergjike që merren që nga 4 muajt e parë të jetës, ndihmojnë në reduktimin e alergjisë ushqimore”, konfirmon autori kryesor Michael Perkin (Spitali “St. George” i Londrës), duke shtuar se një përfitim i fundit mund të jetë përmirësimi i cilësisë së gjumit.

Për të qartësuar këtë çështje, kërkuesit kanë krahasuar gjumin fëmijëror dhe cilësinë e jetës së nënës te pjesëmarrësit në studimin. Të lindurit e grupit të ushqimit të hershëm, i kanë nisur ushqimet e ngurta rreth javës së 16-të, mesatarisht, përkundër 23 javëve në grupin e ushqimit standard. Nga të dhënat e mbledhura, del se pas pesë muajsh, fëmijët e ushqyer me ushqime të forta, flinin më gjatë sesa bashkëmoshatarët e tyre të ushqyer ekskluzivisht me gji në tremujorin e parë të jetës.
Dallimi arriti kulmin në gjashtë muaj, me grupin e ushqimit të hershëm, që flinte mesatarisht për gati 17 minuta më shumë dhe vazhdoi pas ditëlindjes së parë. Por jo vetëm kaq; fëmijët që i kishin filluar më herët ushqimet e ngurta, treguan një normë zgjimi 9% më të ulët. “Kur zgjimet e shpeshta të një fëmije gjatë natës, shkaktojnë shqetësim dhe ankth, ndoshta ka ardhur momenti për të filluar me ushqimet e ngurta”, vazhdon hulumtuesi, duke kujtuar ende rolin qendror të pediatrit të familjes: një ndryshim i të ushqyerit shumë herët jo vetëm që mund t’i dëmtoj për foshnjat të cilat ende nuk janë gati të përtypin dhe gëlltisin, por mund të shkaktojnë edhe heqjen e hershme të gjirit, duke zvogëluar përfitimet e ushqyerjes me gji.
“Në pritje të konfirmimeve të mëtejshme, këto rezultate sugjerojnë se të ushqyerit e foshnjave me ushqim të ngurtë i ndihmon ato të flenë më mirë”, përfundojnë autorët.

Share With:



388 Views