Ç’përdori Jona Spahiu për të parandaluar strijat gjatë shtatzënisë

Jona Spahiu është një tjetër figurë e showbiz-it shqiptar që vendosi të hapë një kanal në YouTube. Videoja e saj e parë rrotullohet rreth shtatzënisë së saj. Jona u bë nënë për herë të parë në shtator të këtij viti, me bashkëshortin e saj, Frenkli Ymeri. Djali i tyre quhet Raiden. Ndjekësit e Jonës ishin tejet kurioz për parandalimin e strijave dhe heqjen e kilogramëve të shtuar.

Siç thotë në video, Jona e urren ndjesinë e vajrave në trup. “Kush do ta këmbente ndjesinë e pastërtisë pas një dushi, me ndjesinë e një vaji që të rrëshket në trup,” thotë ajo. Më parë, s’është dalluar për ndonjë përkushtim të theksuar ndaj rutinës së kujdesit të lëkurës dhe në shtatzëni nuk ndryshoi shumë.

Një prej mikeshave të saj, e shtuy të provonte gjëra të reja dhe një prej këtyre produkteve ishte vaji për parandalimin e strijave në bark dhe kofshë. Jona tregon se përdori Japanese Camellia Oil nga Elemis, i cili kushton 44.45 euro.

Ish moderatorja e përdori përgjatë gjithë shtatzënisë vajin në fjalë, por nuk thotë nëse ishte efektiv apo jo. Por gjithsesi, përderisa e përmendi në video, një rezultat duhet të ketë pasur.

Ndërsa për sa i përket kilogramëve të shtuar, Jona shtoi vetëm 10 kg gjatë shtatzënisë, 5 prej të cilëve i humbi në spital gjatë lindjes. Pesë të tjerët janë ende me të. Por pyeteni sërish më vonë. Është punë në progres.

Share With:
Translate »
653 Views