Cristiano Ronaldo dhe i biri bëjnë xhiro me “3 milionë euro”

Sa me far është CR7 junoir! Nuk janë të shumtë ata persona që ua mban xhepi të kenë të tyren një Bugatti Chiron, një supermakinë që kushton jo pak, por 3 milionë euro. Cristiano Ronaldo ka bërë publike investimin e tij më të fundit teksa ka dalë për xhiro me djalin e tij. Kjo është Bugatti i dytë nën pronësinë e portugezit, i cili tashmë ka filluar të ketë edhe koleksionin e tij të makinave luksoze, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe një Aston Martin DB9, një Lamborghini, një Rolls Royce dhe një Porsche Cayenne Turbo.

Share With:
Translate »
834 Views