Cristiano Ronaldo kujton babanë e ndjerë

Këtë të diel, do të ishte ditëlindja e babait të ndjerë të Cristiano Ronaldos, Jose Dinis Aveiro dhe futbollisti portugez e ka kujtuar atë. Ronaldo publikoi një fotografi së bashku me fëmijët e tij për ta kujtuar babanë e ndjerë, i cili ndërroi jetë në vitin 2005. Ai ka pozuar krahas Cristiano Jr. dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur përmes një nëne surrogate. “Ti do të jesh gjithmonë me ne. Urime baba. Urime gjysh”, kishte shkruar CR7 në postimin e tij.

 

Share With:
Translate »
963 Views