Dalin fotot nga ditëlindja e djalit të modeles së njohur shqiptare, një event special në hotelin me 5 yje

Viti kaloi shumë shpejt, të paktën për ne që e shohim rrallë djalin e modeles së njohur, Vivian Canaj.

Në 15 nëntor të vitit të kaluar, Vivian u bë për herë të parë nënë dhe solli në jetë një djalë që mban emrin Christian.

Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirt i shpirtit” – e uroi modelja një vit më parë me fjalë zemre bekimin e saj.

Ndërsa sot, ne shohim Christianin 12 muaj më të rritur teksa gëzon ditëlindjen e parë me familjen e tij.

Vivian ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga gëzimi familjar në një nga hotelet më luksoze të kryeqytetit dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Christian edhe 100 pranvera të tjera me shëndet të plotë. U bëftë krenaria e prindërve të tij. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
607 Views