Dalin pamjet e para, Loredana shtatzënë në klipin e ri

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Loredana prej disa kohësh po përflitet se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht shtatzëninë, detaje të ndryshme të postuara prej tyre në rrjetet sociale na bindin mbi vërtetësinë e këtij lajmi.

Mirëpo ndërkohë që janë duke shijuar pritjen e ëmbël, dyshja e njohur do të sjellin më në fund edhe bashkëpunimin e tyre “Bonnie&Clyde”, të cilin e kishin paralajmëruar prej kohësh.

Lajmin e bukur për fansat e ka dhënë fillimisht vëllai i Mozzik, Getinjo, i cili nëpërmjet një video-je në profilin e tij në Instagram, ka njoftuar se ditën e premte do të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Mozzik dhe Loredanës.

Share With:
Translate »
1015 Views