Danjela e “The Voice Kids” prek zemrat e të gjithëve me dëshirën e saj të pazakontë

“Top Show Magazine” u hap sonte nga performanca e Danjelës, konkurrentes nga Kukësi në “The Voice Kids”. Teksa Albani po e pyeste për jetën e saj, ajo nxorri në pah se është mjaft e lidhur me natyrën dhe kafshët. Danjela u përlot teksa tregoi për dy këlyshët e saj të cilët kishin ngordhur.
Megjithatë Albani e pyeti përsëri për dëshirat e saj fëminore, se çfarë do të donte të kishte. Përgjigja nuk ishte as kompjuter apo tablet. Danjela tha se dëshironte vetëm që vëllai i saj të përmirësohej dhe të mund të shkonte në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë duke treguar se ai është me sindromën Down. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1514 Views