Dashuria e nënës i bën fëmijët më të shëndetshëm dhe i inkurajon të jetojnë më mirë

Hulumtimet tregojnë se fëmijët të cilët janë të dashuruar nga nëna janë më të shëndetshëm në vitet e më vonshme të jetës së tyre.

Të rriturit të cilët i mbajnë mend nënat e tyre si persona shumë të dashur gjatë fëmijërisë janë më të prirë të bëjnë jetë pa sëmundje dhe të jenë më pak të rrezikuar nga depresioni.

Sipas hulumtuesve, të rriturit në një shtëpi ku nëna tërë kohën shpërndan dashuri besohet se e redukton stresin dhe e inkurajon personin të jetojë më mirë.

Hulumtimet nga universiteti shtetëror i Michigan-it i kanë analizuar të dhënat me më shumë se 20,000 persona, nga të cilat kanë kuptuar se pjesëmarrësit të cilët kanë marrë shumë dashuri nga nëna kanë qenë më të shëndetshëm dhe më pak të rrezikuar nga depresioni.

Edhe të pasurit baba mbështetës e redukton rrezikun e simptomave depresive.

Përndryshe, forca e lidhjes mes fëmijës dhe prindërve edhe më parë është dëshmuar se ndikon në lidhjet e atij personi dhe në rrezikun për të abuzuar me substanca.

Vlen të ceket se këto hulumtime janë publikuar në revistën ‘Health Psychology’.

Share With:
Translate »
1236 Views