Dedikimi për motrën e humbur, Manjola Nallbanin shpërthen në lot!

Performanca e këngëtarit Xhon Jesku të kategorisë “New Artist” arriti të emocionojë të gjithë të pranishmit në sallë. Madje, gjatë performancës së tij në skenën e “Kënga Magjike”, anëtarja e jurisë Manjola Nallbani arriti të përlotet dhe ndoqi plot emocion të gjithë këngën.

Kënga me titull “Ty nuk të kam”, me tekst të Rovena Dilos dhe muzikë të Adrian Hilës, i dedikohet motrës së këngëtarit, e cila nuk është më pranë tij. Xhoni arriti të kapërcejë në finale, si dhe të përfshihet në kategorinë “Big”.

Kjo është pjesëmarrja e dytë  e tij në finalen e “Kënga Magjike”!

Share With:



300 Views