Dëgjimi i zërit të nënës tuaj në telefon është njësoj si përqafimi. Çfarë thonë ekspertët?

Zakonisht kur ndodh që të jemi larg shtëpisë për pak kohë, ne ndiejmë një nostalgji intensive për ngjyrat, aromat dhe njerëzit që lamë pas.

Sipas disa studiuesve në Universitetin e Chicago-s, kur marrim një telefonatë nga një i dashur, dhe veçanërisht nga nëna, ne përjetojmë një ndjenjë ngrohtësie dhe mbrojtjeje, sikur ata të na përqafojnë.

Shkurt, ky studim pretendon se të dëgjuarit në telefon i zërit të nënës ose dikujt që gjeneron një ndjesi të krahasueshëm me ka të njëjtën vlerë si një përqafim.

Hulumtimi përfshiu 61 fëmijë mes moshës 7 dhe 12 vjeç, dhe natyrisht nënat e tyre.

Të gjithë fëmijët iu nënshtruan një procedurë që përfshinte përfundimin e nivelit të lartë të një serie detyrash që duheshin përfunduar brenda një kohe të caktuar dhe para një auditori, i cili padyshim, duke marrë parasysh dhe moshën e tyre, përcakton një nivel të caktuar stresi.

Pas përfundimit të këtij testi fëmijët u ndanë në tre grupe. 19 kishin nënat përkrah dhe pas provave iu nënshtruan kontaktit shqisor dhe fizik.

Njëzet u caktuan në një grup të dytë: ata mund të merrnin vetëm një telefonatë nga nënat e tyre. Pjesa tjetër, përkatësisht 22 fëmijë, u angazhuan të shikonin një film “neutral” për një orë e 15 minuta, pa pasur asnjë kontakt me nënat, qoftë fizikisht, apo me zë.

Duke analizuar nivelet e hormonit të stresit në gjakun e fëmijës një orë pas eksperimenteve, u pa që të grupet që kishin pasur kontakt fizik me nënat e tyre dhe ato që vetëm mund të flisnin me njëra-tjetrën në telefon, kishin nivele kortizoli më të ulët se ata që ishin penguar të kishin ndonjë kontakt me nënat e tyre.

Sipas studiuesve, eksperimenti do të tregonte se edhe vetëm dëgjimi i zërit të nënës suaj në telefon është i mjaftueshëm për të ulur stresin: domethënë, zëri i nënës është si një përqafim.

Share With:
Translate »
399 Views