Dekori i dhomës së bebushit mbretëror zbulon çfarë duhet të dimë për gjininë e tij

Dekori i dhomës na tregon detaje më të hollësishme rreth gjinisë së foshnjës së Meghan dhe Princit Harry.

Sipas korrespondentes mbretërore Katie Nicholl, bebi do të akomodohet në një dhomë që tejkalon pritshmëritë e secilit prej nesh.

Deri më tani çifti ka vendosur të mos e zbulojë gjininë e foshnjës. I mirë apo i keq si vendim, ne s’mund ta gjykojmë!

“Sipas burimeve që po ndihmojnë me rinovimet e shtëpisë së tyre, dhoma e bebit do të jetë shumë moderne. Ngjyrat që do dominojnë në dhomën e foshnjës do jenë e bardha dhe ngjyra gri”, është shprehur Nicholl.

Zgjedhje e mirë kjo për rastet kur as prindërit nuk e dinë gjininë e fëmijës apo jo?

Kujtojmë se Meghan është 6-muajshe shtatzënë, kështu që nëse edhe ju mezi prisni të zbuloni gjininë e bebit, prisni edhe pak së bashku me Meghan dhe Princ Harry-n!

Share With:
Translate »
561 Views