Dëmet e parikuperueshme që u shkakton fëmijëve dhuna fizike

Një grup i pediatërve amerikanë i ka forcuar këshillat kundër rrahjes së fëmijëve dhe dënimeve tjera fizike për shkak të potencialit që kanë të shkaktojnë dëme afatgjate.

Në udhëzimet e reja, Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se këto dëme përfshijnë agresivitetin, ndryshimet në tru, abuzimin me substanca, e madje edhe mendimet për vetëvrasje kur të rriten, transmeton Telegrafi.

Më parë, udhëzimet e vitit 1998 të kësaj akademie vetëm thoshin se prindërit duhet të inkurajon të mos i goditin fëmijët.

Tani, grupi thotë se prindërit assesi nuk duhet t’i goditin, t’i kërcënojnë, ofendojnë apo turpërojnë fëmijët. Në vend të kësaj, ata duhet të gjejnë forma të shëndetshme të disiplinimit.

Ndonëse disa prindër ende besojnë se dënimet e tilla mund të shpijnë në përmirësime afatshkurte të sjelljes së fëmijës, studimet tregojnë se dënimet fizike janë efikase po aq shumë sa dënimet jo-fizike.

P.sh. grupi i ekspertëve rekomandon që si dënim t’ua largoni fëmijëve lodrat për një kohë të caktuar ose t’ua ndaloni përdorimin e pajisjeve elektronike.

Akademia gjithashtu paralajmëron se abuzimi i egër verbal, siç është turpërimi i fëmijëve, është i ndërlidhur me depresionin dhe probleme tjera të sjelljes në vitet e tyre të adoleshencës.

 

Share With:



74 Views