Dëshira e vogëlushit me kancer që vdiq në krahët e babait

Mediat britanike kanë publikuar një moment prekës ku një vogëlush që vuante nga kanceri dha jetë në krahët e babait të tij.

Braiden Prescott gjatë momenteve të fundit të jetës kërkon të takojë gjyshërit e tij që të kalonin pak çaste me të. Më pas djali shpreh dëshirën që minutat e fundit t’i kalonte në kraharorin e të atit teksa i kërkonte të bënte dhe një foto me të.

Prindërit e vogëlushit e përjetuan shumë rëndë atë çast ndërsa u shprehen se nuk duan që askush të kalojë diçka të tillë.

Fotot dhe pamjet e fundit të djalit të tyre 7-vjerçar i kanë shpërndarë për të sensibilizuar të tjerët mbi simptomat e hershme të kësaj sëmundje.

Share With:



114 Views