Dëshironi që fëmija juaj të ketë një punë më të mirë në të ardhmen? – Lejojini ata të luajnë më shumë!

Frika për automatizimin e zhvendosjen e punëtorëve anembanë botës u rendit lartë në listën e gjërave për t’u shqetësuar në Forumin Ekonomik Botëror të Janarit.

Një grup CEO-sh ofruan një zgjidhje me bazë shkencore port ë nënvlerësuar e cila mund t’i japë zgjidhje këtij problemi.

Ndihmojini fëmijët që të luajnë më shumë, kjo do ti mundësojë atyre që të jenë të dobishëm për punën dhe shoqërinë në të ardhmen.

Të veshurit si Batman apo ndërtimi i qyteteve imagjinare me blloqe i ndihmojnë fëmijët e vegjël të kultivojnë kreativitetin, zhvillojnë inteligjencën si dhe në rregullimin e ndjeshmërisë së emocioneve, aftësi të cilat robotët nuk mund t’I zëvendësojnë, tha CEO i kompanisë Lego.

Edhe pse mund të ngjajë si një fjalim në dobi të biznesit të tij këtë mendim e mbështetën edhe shumë CEO të tjerë.

Lojërat janë në të vërtetë primare, ato na bëjnë fillimisht të kuptojmë botën përreth nesh. Është fillimi i hershëm që hedh themelet për zgjidhjen e problemeve imagjinare”, u shpreh Goodwin, mendimit të së cilit iu bashkua dhe CEO I IKEA dhe Unilever.

Sipas ekspertëve që studiojnë gjëra të tilla, loja ka një përkufizim teknik me disa kritere që duhet të përmbushen.

Kenneth Rubin, profesor i zhvillimit njerëzor në Universitetin e Merilandit dhe kolegët e tij thonë se lojërat duhet të jenë të “motivuara në thelb” në vend që të imponohen nga prindërit.

Hulumtuesit kanë identifikuar kategori të ndryshme lojërash fizike, konstruktive, imagjinative apo lojërat me rregulla të cilat ndihmojnë fëmijët të zhvillohen në tri fusha: fizikisht, shoqërisht dhe emocionalisht.

Share With:
Translate »
618 Views