Dëshmia e parë e Alvin Berishës: “Më bërtisnin dhe donin të më bënin ushtar”

Pas shumë përpjekjesh vogëlushi Alvin Berisha është kthyer në gjirin e familjes.

11-vjeçari tashmë ndodhet pranë babait dhe motrave të tij, të cilët e kanë pritur në aeroportin e Romës mjaft të mallëngjyer.

Sigurisht në momentin që Alvin ka mbërritur aty kanë qenë edhe disa media që kanë mundur të zbardhin edhe dëshminë e parë të  11-vjeçarit

Ai ka treguar se kampi ka qenë i tmerrshëm dhe dhuna ishte prezente në çdo moment.

“Ata më mësonin të bëja luftë. Gjithmonë më qëllonin dhe më bërtisnin se duhet të bëhesha ushtar. Më detyruan të flas vetëm në arabisht”, ka qenë kjo dëshmia e parë e vogëlushit shqiptar për mediat italiane.

Dëshmia e Alvinit është zbardhur nga media italiane “La Stampa”, e cila ndër të tjera shkruan se 11-vjeçari e ka harruar plotësisht italishten, pasi për pesë vite në Siri e ka pasur të ndaluar ta flasë.

Share With:



22 Views