Dëshmia tronditëse: Djali i deputetit të PS-së përdhunoi të renë, Taulant Balla e nxori nga qelia

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka vendosur të denoncojë një skandal të madh politik.

Ai ka denoncuar sot me emra, deputetin Taulan Balla, kryetarin e bashkisë Krujë, Artur Bushi, deputetin tjetër të PS-së Rrahman Rraja se e kanë kërcënuar me vrasje dhe Xhelal Rrahja, vëllai i deputeti të PS-së i ka vendosur pistoletën në kokë në ambientet e Policisë së Fushë Krujës.

Nënkomisari Nuhu ka rrëfyer për denoncimin që është bërë ndaj djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja për përdhunim nga e reja, Xhensila Maloku.

Nënkomisari ka treguar se e reja është rrëmbyer dhe kërcënuar me armë nga djali i deputetit të PS-së.

Në momentin që ka dashur të bëjë kallzim në polici, oficerët nuk ia kanë pranuar, pasi është njoftuar deputeti i PS-së së bashku me të birin dhe e në sy të oficerëve e kanë nxjerrë nga komisariati ku e ka kërcënuar duke i vënë pistoletën në bark për të mos folur.

Djali i deputetit te PS, Rrahman Rrahja e ka rrëmbyer Xhensila Malokun, e ka goditur, e ka djegë me cigare. I ka vënë pistoletën në vende të ndryshme të trupit, vajzës i ka rënë të fikët. Deputeti Taulant Balla ka ndërhyrë tek shefi i policisë Fushë Krujë, e tek kryebashkiaku”, thotë ish-oficeri Nuhu.

Vajza Xhensila Maloku ka ardhur tek Komisariati numër 6 në Tiranë e ka bërë denoncim. Por këtu ka ardhë deputeti Rrahman Rraja, djali i tij, vëllaiu i tij, Rexhep Rrahja. Ata kanë hyrë në komisariat dhe kanë marrë vajzën nga zyra dhe e kanë nxjerrë jashtë. Këtu shtetasi Rexhep Rrahja e ka fut Xhensila Malokun në makinë dhe i ka thënë që mos bëj denoncim se ne morëm fund, por unë do të vras. I ka vënë pistoletën TT në bark dhe e ka kërcënu. Aty është tërheq, por më pas janë bërë denoncime në komisariatin numër 3”, -tha ai.

Nënkomisari Emiljano Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti, sipas Syri.net.

Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtuI

Share With:
Translate »
708 Views