Dëshmitari kryesor foli: Si shpifi Berisha për atësinë e Greg Ramës

Debatet e ashpra në seancën parlamentare të enjten mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, patën një kryefjalë të vetme, akuzat mbi familjen e kryeministrit.

Rama solli në vëmendje të gjithë vuajtjet që i ka shkaktuar Berisha me historinë mbi atësinë e Gregut, histori që mbështetet mbi pretendimin se Rama e ka mohuar atësinë e djalit të madh.

Por si nisi kjo histori dhe cili është autori i vërtetë i saj?!

Mero Baze, dëshmitari i vetëm që mund të rrëfejë të vërtetën ka folur më në fund se ku e siguroi dokumentin e gjykatës për të birin e Edi Ramës, që është përdorur shpesh nga kundërshtarët politikë të kryeministrit.

Në një shkrim të tijin në gazetë, Mero Baze me kurajo pranon të vërtetën dhe sidomos faktin që kjo histori është e gjitha një shpikje dhe fabrikim me autor Sali Berishën.

Në shkrim ai flet për një dosje të sajuar që vetë Berisha e ka paraqitur në redaksinë e gazetaës TemA dhe RD-së, të cilën ish-kreu i PD-së pretendonte se e kishte siguruar nga të afërmit e ish-gruas së Ramës.

Mero Baze shton më tej se Gregu ka gjithë të drejtën e Zotit të ballafaqojë këtë dosje që i shkaktoi traumë vite më parë, me atë origjinale.

Për më tepër lexoni pjesën e shkrimit ku Mero Baze dëshmon të vërtetën:

Gazeta TemA ka qindra shkrime kundër Edi Ramës, biles disa shumë të ashpër dhe të drejtë, dhe disa që kanë pasur burim Sali Berishën si kjo dosja që permend, natyrisht fiasko të turpshme.

Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shendetësore të Edi Rames. Dosjen e serviri si dosje origjinale të Gjykatës, kurse kartelën kam frikë se e ka plotësuar dhe vetë, pasi ishte format i viteve ‘80.

Ma ka dhënë dosjen në zyrë të tij, duke më thënë se e kishte siguruar nga njerëz të afërt të ish- gruas së Edi Ramës. Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë, dhe Gregu ka të drejtën e zotit të ballafaqojë dosjen e ofruar nga Berisha për TemA-n dhe “RD”, dhe orgjinalen, se Rama eshte i qartë çfare është ajo histori. P.S Kaq ishte historia. Dëshmitari kryesor foli më në fund!

Share With:
Translate »
619 Views