“Destiny’s Child’s i shoqëronim deri në banjo” Babai i Beyonce rrëfen se çfarë ndodhte kur ishin pranë R.Kelly

Të gjithë po flasin për dokumentarin “Surviving R. Kelly”, ku tregohen të detajuara historitë e abuzimit seksual për të cilat akuzohet këngëtari i njohur R.Kelly. Madje është bërë e ditur se reperi ka detyruar vajza të reja të jenë pjesë e “kultit abuziv” ku duhej ti bindeshin atij për ta kënaqur seksualisht. Pas daljes në dritë të këtij dokumentari karriera e R. Kelly është rrënuar tërësisht.

Të shumtë kanë qënë artistët të cilët kanë reaguar pas këtij superskandali, Lady Gaga dhe tashmë ish menaxheri i grupit të njohur “Destiny’s Child’s”.

Babai i Beyonce, Mathew Knowles, është shprehur në një intervistë për refuzimin e një këngë nga R. Kelly për “Destiny’s Child” në vitet ’90.

“R. Kelly ishte nën menaxhimin e Sony, nga dikush që nuk do ti përmend emrin, të cilët në atë kohë të detyronin të rregjistroje këngët me artistët e tyre, “tha ai për Metro U.K. “Dhe R. Kelly nuk ishte i lirë, 75,000 dollarë, plus kostot e udhëtimit, kështu që ne po flasim për 100,000 dollarë për një këngë. Unë personalisht e hodha poshtë këngën, sepse nuk mendova se ishte një këngë e mirë. Jo vetëm për shkak të reputacionit të tij, kjo ishte rreth vitit 1998, sapo kishim filluar të dëgjonim disa gjëra ngacmimesh dhe përdhunimesh.

Megjithatë, babai i Beyonce 67 vjeç, pranoi se akuzat për abuzim me Kelly, kanë luajtur një rol në vendimin e tij. “Sigurisht, ishin të dyja këto gjëra”, tha ai.

Në fakt, Knowles tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Tina, mbanin një sy mbi vajzat e ish grupit “Destiny’s Childs”.

“Unë isha atje, dhe ish-bashkëshortja ime Tina, ishte atje. Çështja me R. Kelly ishte që ai pëlqente të regjistronte natën vonë, rreth mesnatës. Dhe çfarë ishte e cuditshme me studion e tij ishte se një dhomë kishte një studio regjistrimi, dhe aty pranë ishte një klub, ku 40 ose 50 njerëz kërcenin … Vajzat ishin 15, 16 vjeçe. Kur donin të shkonin në banjo, Tina do të shkonte me ta. Nuk ia ndamë sytë vajzave.”

Burimi: USWeekly

Share With:



131 Views