Detaje të reja për vajzat që humbën jetën në aksident, 2 ishin shtatzënë, 2 të tjera do të martoheshin

Media ka publikuar foton e fundit që 11 të reja kanë shkrepur në një avion privat para se ai të rrëzohej mbi Iran.

Avioni privat i Başaran Holding, në pronësi të babait të njërit prej viktimave, u rrëzua në hapësirën ajrore të Iranit ditën e diel.

Mina Basaran dhe shtatë shoqe të saj, sëbashku me 3 pjesëtare të ekuipazhit po ktheheshin nga Dubai, ku kishin organizuar një festë beqarie.

Një ditë para se të humbte jetën në aksident, Mina Basaran kishte shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shikohej bashkë me shoqet në festën e saj të beqarisë para dasmës që do të organizonte së shpejti.

Sipas medias turke, tri prej të rejave që humbën jetën në aksident do të martoheshin më vonë gjatë këtij viti, ndërsa dy të tjera ishin shtatzënë. Kjo e bën edhe më të madhe dhimbjen për aksidentin që ka zhytur në zi Turqinë.

 

Share With:
Translate »
854 Views