Dhëndrri në altar i tregon bashkëshortes së ardhshme se kujt tjetër i përket zemra përveç saj | Video

Ke qenë ndonjëhere në një dasmë?

Në qoftë se po, atëherë je i familjarizuar me atë çka ndodh aty. E gjithë familja mblidhet, luhet muzikë dhe çifti i të dashuruarve shkon drejt altarit. Përpara kurorëzimit të çiftit, prifti i drejtohet turmës me fjalët: “Në qoftë se ndonjëri prej jush ka ndonjë kundërshtim në lidhje me këtë martesë, atëherë le të flasi tani ose të heshtë përgjithmonë.”

Zakonisht në këto raste askush nuk kundërshton.

Por, në një rast në Portugali, dhëndri ndërpreu dasmën. Çifti në fjalë ishin Jessica dhe Jefferson.

Çifti ishte marrëzisht i dashuruar kështu që dasma shkoi ashtu siç pritej. Pasi ecën drejt altarit dhe shkëmbyen betimet, Jefferson filloi të mbante një fjalim aspak të zakonshëm. Megjithëse e dashuronte pafund bashkëshorten e tij, ai tha se dëshironte të rrëfente dicka.

Sipas Jefferson zemra e tij i përkiste, gjithashtu një femre mjaft speciale për të.

Audienca u shokua – derisa Jefferson iu drejtua vogëlushes 8 vjeçare, Giovanna.

Jessica, bashkëshortja e Jefferson kishte një vajzë nga martesa e saj e mëparshme. Kushdo që është rritur në një familje ku vetëm njëri prej prindërve është ai biologjik e kupton diçka të tillë, çdo ndryshim në strukturën e familjes shkakton shpesh mjaft probleme në komunikim, konfuzion dhe pasiguri.

Fatmirësisht Jefferson ishte i gatshem të bënte gjithçka për të qenë një bashkëshort dhe baba i mirë.

Fjalët e tij ishin këto:

“Në qoftë se do t’i kërkoja diçka Zotit, do ishte të të kisha ty vajzën time. Do ndihesha babai më krenar në botë, nëse do të kisha një vajzë të bukur, të zgjuar dhe të edukuar si ty. Do të fal gjithmonë dashuri, do të kujdesem për ty dhe nuk do lejoj kurrë të të ndodhi diçka e keqe.”

Fjalët e tij të ndjera e prekën gjithë audiencën.

Megjithëse çdo dasmë në vetvete është dicka e bukur, ndjeshmëria e Jefferson e bëri këtë ceremoni tepër speciale. Megjithëse martesa shpesh shihet thjesht si një bashkim midis dy njerëzve, ndonjëherë është shumë më shumë se kaq. Ajo është baza e krijimit të një familje të re, ndonjëherë edhe bashkim i dy familjeve në një të vetme. /dritare.net

Share With:
Translate »
1788 Views